Micro:bit

micro:biti për mësimdhënësit

Mirë se vini në Kursin online - Bazat e micro:bitit për mësimdhënësit! Pavarësisht a jeni në fillim të udhëtimit tuaj me micro:bitin apo jeni një mësimdhënës me përvojë i TIK-ut, këtu do të gjeni gjëra për ju.

Fillo
Learn Micro:bit icon

Mësim interaktiv me video

Video mësime me prezantuesen tonë eksperte të micro:bitit! Ndërsa mësoni, testoni njohuritë me video pyetjet interaktive

Track Micro:bit progress icon

Ndiqni ecurinë tuaj

Ndiqni me lehtësi ecurinë në mësime dhe ndaloni e rifilloni sipas nevojës

Micro:bit certificate icon

Dëshmoni njohuritë tuaja

Pajisuni me certifikatë pas përfundimit me sukses të kursit

Micro:bit device logo

Rreth Programit ''Shkollat e shekullit 21''

Programi ''Shkollat e shekullit 21'' është program arsimi ambicioz tre vjeçar, në vlerë 10 milion paund, i dizajnuar dhe zbatuar nga British Council dhe i financuar nga qeveria e MB-së. Ai do t’i pajisë me aftësi të mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe kodimit mbi një milion nxënës të moshës 10-15 vjeç në Ballkanin Perëndimor.
I realizuar në partneritet me institucionet arsimore përkatëse në secilin shtet të rajonit, ai do t’ju mundësojë nxënësve të mësojnë në mënyrë argëtuese, interaktive dhe inovative. Krahas mësimit të aftësive të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, fëmijët do të mësojnë aftësi praktike të kodimit dhe do të kenë mundësi t’i praktikojnë ato përmes informatikës fizike. Si pjesë e programit, secila shkollë do të marrë një numër pajisjesh micro:bit, në të cilat fëmijët mund të programojnë dhe t’i përdorin në lëndë të ndryshme për të zgjidhur probleme të përditshme.

Micro:bit device logo

Filloni udhëtimin tuaj me micro:bitin

Ky kurs do t'ju udhëzojë nëpër 12 module dhe do të njiheni me micro:bitin dhe editorin e blloqeve të kodimit. Mësoni për komandat Basic, Input dhe Output të micro:bitit
Mësoni më shumë për komandat Loops, variables dhe boolean logic, Audio, Icons dhe animation
Njihuni me Maths, Variables dhe Processing Data. Mësoni si të krijoni lojëra dhe të punoni me bluetooth, radio si dhe me pinat dhe pajisjet e jashtme.
Në fund, do t'ju ofrojmë informacione për hapat vijues dhe opsionet e mëtejshme për mësim siç është përdorimi i Python-it

Mëso tani

British Council dhe partnerët tanë

Micro:bit logo
English Channel logo