POLITIKA E PRIVATËSISË

British   Council   krijon   mundësi   bashkëpunimi   ndërkombëtar   për   personat   nga   MB-ja dhe vendet e tjera në mbarë botën, si dhe ndërton besimin mes tyre.  Ne mbledhim dhe i përdorim informacionet personale për t’ju ofruar individëve informacione, produkte dhe shërbime.



Kjo politikë do të aplikohet në të gjitha shtetet ku operojmë, duke përfshirë edhe shtetet ku nuk ka rregullore lokale, për të gjitha llojet e informacioneve, elektronike dhe fizike, dhe për të gjitha sistemet e përdorura për të mbledhur, ruajtur, përpunuar dhe bartur informacionet. 



Në shtetet ku ka ligje të ndryshme të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave, do të jemi në përputhje me ato ligje për aq sa ato përmbushin parimet e privatësisë të pranuara ndërkombëtarisht dhe praktikat e drejta të informimit.



BRITISH COUNCIL ËSHTË E PËRKUSHTUAR:



• të mbrojë konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e informacioneve që mbledh, ruan, transferon dhe përpunon në pajtueshmëri me ligjet e MB-së dhe praktikat e mira ndërkombëtare, dhe të përmbushë kërkesat ligjore dhe obligimet kontraktuale të tij



• të shpjegojë pse i duhen informacionet personale dhe të kërkojë vetëm informacionet personale që i duhen



• të mbrojë informacionet që i janë dhënë dhe të sigurohet që ato t’i marrin vetëm personat që duhet të kenë qasje në to



• të ndajë informacionet personale brenda British Councilit dhe me organizatat e tjera vetëm kur ndarja e tyre është e nevojshme ose kur ka marrë pëlqimin e individit



• të lejojë personat të kërkojnë qasje në informacionet personale që mban për ta dhe të ankohen nëse besojnë se ka keqadministruar informacionet e tyre  



• të mos mbajë informacionet personale më gjatë se që parashikohet



• të marrë masa për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e individëve, informacionet e të cilëve mund të barten në shtetet me ligje të tjera për mbrojtjen e të dhënave



• të sigurojë që shkeljet e kryera ose të dyshuara të sigurisë së informacionit të raportohen te zyrtari për siguri të informacioneve në British Council dhe hetimet të kryhen siç është e nevojshme



• të aplikojë këto standarde te partnerët e saj të furnizimit dhe ofrimit të programeve



• të vlerësojë çdo vit dhe matë maturitetin e sigurisë së informacioneve.



Ne do të ofrojmë burime adekuate dhe të përshtatshme për zbatimin e kësaj politike dhe do të sigurojmë që ajo të komunikohet dhe kuptohet.



British Council do ta rishikojë këtë deklaratë të politikës globale çdo vit për të pasqyruar zhvillimet ligjore dhe rregullatore dhe për të siguruar praktikë të mirë.



Kjo deklaratë e politikës globale u miratua nga Sir Ciarán Devane, Drejtor Ekzekutiv, në shkurt 2016 dhe do të rishikohet në shkurt 2017.